Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon pas përplasjeve në Kuvend

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon pas përplasjeve në Kuvend
18:48 | 06 Maj 2021

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën sot në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ambasadori gjerman përmes një cicërime në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj saj.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kujtojmë se një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Përplasja erdhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera