[wp-story]

Lajme

Ambasadori gjerman komenton raportin e UNDP-së: Statistikat flasin

Ambasadori gjerman komenton raportin e UNDP-së: Statistikat flasin
15:21 | 30 Maj 2020

Christian Heldt, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka komentuar raportin e UNDP të publikuar gjatë ditës së sotme ku kishte zhvilluar një sondazh për politikanët kosovarë.

LEXO EDHE: Sa janë të kënaqur qytetarët me liderët? E para Vjosa, i dyti Albini, Thaçi i fundit

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt ka shkruar e është një raport që duhet lexuar patjetër.

“Absolutisht duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, flasin vetë. Statistikat flasin”, ka shkruar Heldt.

UNDP, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, ka zhvilluar një sondazh për politikanët kosovarë.

Në këtë raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%. Ndërsa, kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%).

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera