×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori francez në Beograd: Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Liri, barazi, vëllazëri – këto janë tri vlerat me të cilat Franca e identifikon veten. Por, po del se Kosova as nuk mund të vëllazërohet e barazohet me shtetin e fuqishëm, meqë për momentin nuk e gëzon lirinë e lëvizjes brenda Bashkimit Evropian.

    Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave.

    “Kur flisni për vizat në Kosovë unë nuk dua të flas me kompetencë, sepse unë nuk jam ambasador i Francës në Kosovë. Por dua të them së pari se, Kosova nuk po përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pika e dytë është se, ka kushte speciale për liberalizimin e vizave që nuk janë përmbushur nga Kosova”, ka thënë ambasadori.

    Diplomati në këtë mënyrë iu përgjigj kritikave të ekspertit për Ballkanin, Loic Tregoures, i cili vlerësoi se në opinionin francez ka një nyjë që nuk po zgjidhet dot karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Parlamenti, Komisioni Evropian si dhe shumica e vendeve evropiane pajtohen për liberalizimin e vizave. Por, në Francë ekziston perceptimi se kur të ndodh kjo, mijëra njerëz nga Kosova do ta pushtojnë vendin e do t’i vjedhin vendet e punës. Natyrisht asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Por po e përsëris, perceptimi ka rëndësi. Nëse mendoni se diçka e tillë ndodhë, atëherë ju merrni vendim për të mos ecur përpara”, sqaroi Tregoures.

    Në debatin organizuar nga Qendra e Beogradit për politika të sigurisë, Falconi foli edhe për metodologjinë e prezantuar nga Franca që është qasje e re evropiane kundrejt gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Sipas tij, ka vullnet politik që anëtarësimi të ndodhë, por se suksesi në krejt proceset euro-integruese arrihet me përmbushjen e kushteve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.