×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: Guximi i Ramadan Nishorit, dritë në errësirë për ata që vuajnë në heshtje

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025  fushatën avokuese “Trauma nuk ka afat”. 

    E pikërisht në këtë ditë, më 14.04.2025, për herë të parë, një burrë, Ramadan Nishori, ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale të përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Me këtë rast, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi daljen publike dhe rrëfimin e Ramadan Nishorit.
    Hargreaves tha se nuk janë viktimat ato që duhet të kenë turp, por autorët e krimit.

    “Dua të bëj një nderim të veçantë për Ramadan Nishorin, i cili dha dëshminë publike si i pari burrë që ka mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe gjithashtu të falënderoj familjen e tij për mbështetjen dhe pranimin e tyre”, tha ai.

    Tutje, ambasadori britanik në Kosovë ka kërkuar që afati i komisionit për trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale të hiqet në tërësi.

    “Ajo që do të dëshironim të shihnim është heqja e afatit në tërësi. Fushata e sotme dërgon një mesazh të fuqishëm për ata që kanë përjetuar dhunë seksuale por që ende nuk janë gati të flasin për të: Kur të jeni gati, Kosova duhet të jetë gati”, deklaroi Hargreaves.

    Ai u shpreh se Kosova megjthatë meriton lëvdata për përpjekjet e saja në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

    Ndryshe, lansimi i fushatës u bë në muzeun “Reporting House” (Shtëpia e Gazetarëve) në Prishtinë – në shënim të 14 prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.

    Pjesë e panelit të diskutimit gjatë lansimit të kësaj fushate ishin edhe dy të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi Godman dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, si dhe përfaqësues të organizatave që merren me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Një vendim për zgjatje të afatit u mor po të njëjtën ditë, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur më 14.04.2025 që afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës të dhunës seksuale gjatë luftës të zgjatet edhe për dy vite, deri më 15.05.2027.

    Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të dhunimit seksual.

    Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, deri në qershor të 2024-ës kanë aplikuar 2 mijë e 83 persona për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.