×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Washingtonit është zotim politik, jo ligjërisht e obligueshme

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Ambasadori i ShBA’ve në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se Marrëveshjen e Washingtonit e sheh si zotim politk dhe jo si një marrëveshje ligjërisht të obligueshme sepse idea për një normalizim ekonomik është e rëndësishme dhe sjellë shpresë që standardi i jetësës së njerëzve do të përmirësohet.

    “Unë e shoh si një përfitimi dhe avantash dhe jam shumë i lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler kanë ardhur në Beograd shumë shpejt pas marrëveshjes së Washingtonit”, ka thënë Godfrey për televizionin Nova, transmeton Gazeta Express.

    Godfrey ka thënë se Ëashingtoni do t’i përmbushë premtimet e veta pasi hapi edhe zyrën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim(DFC) në Beograd kjo është sinjal i qartë se ShBA’ja dëshiron rezultate nga marrëveshja për normalizim ekonomik.

    “ShBA’ja dëshiron të arrijë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin dy palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga dy anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga dy palët”, ka thënë ai.

    Ambasadori amerikan ka shtuar se normalizimi ekonomik nuk është një garë me BE’në por një hap më tutje që kemi ndërmarrë ne në atë se çfarë është duke ndodhur në Bruksel dhe Bashkimi Evropian është udhëheqëse e çështjeve politke.

    “Shpresoj që ne do ta mbajmë këtë momentum në marrëdhëniet serbo-amerikane dhe është një kënaqësi për të për ta bërë të qartë që Amerika shpreson që Serbia do të arrijë. Ne nuk dëshirojmë që Serbia të jetë në pozicion të shtypur, por dëshirojmë që të jetë shtet prosperues në paqe me fqinjët dhe të lëvizë drejt Evropës”, ka thënë ambasadori amerikan.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Të tjera
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimin, i cili është fokusuar në shpenzimet e mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën. Për këtë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.