×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadori amerikan në Beogard: ShBA-të u zhgënjyen që takimi nuk u realizua, kishin pritshmëri të mëdha

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Takimi i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë nuk u anulua, por u shty, tha ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

    Në një intervistë për Politika, Godfrey tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyer që takimi nuk u zhvillua, sepse ata kishin pritshmëri të mëdha se do të bëhej përparim i vërtetë, i cili më vonë do të jepte impuls për ngjarjet e ardhshme, transmeton Reporteri.

    Duke folur për rolin e të dërguarit të posaçëm të Presidentit amerikan, Richard Grenell, Godfrey tha se përshtypja e tij është se pa energjinë dhe punën e palodhshme të Grenell, ne do të vazhdonim të merreshim me çështjen e doganave dhe masave të tjera reciproke, si pengesa për rifillimin e dialogut.

    Ambasadori amerikan në Beograd theksoi se përfshirja e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajcak do të çojë në vazhdimin e dialogut, duke vlerësuar se partnerët evropianë tani janë shumë aktivë, sepse po përpiqen të mbajnë ritmin me Grenell.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.