×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Ajeti i bën bashkë Osmanin e Kurtin në Mynih

    FrontOnline
    15 Shkurt 2025

    Dy krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti janë bërë bashkë për një foto në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ndodhen tash e dy ditë.

    Ai që i bëri bashkë dy krerët e shtetit të Kosovës është ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili më pas e postoi foton në rrjetin social “X”.

    Osmani e Kurti po qëndrojnë në Mynih që nga e premtja, derisa në disa pamje të publikuara sot nga Konferenca e  Sigurisë atje, dy liderët kosovarë u panë duke mos komunikuar fare mes vete.

    Me Kurtin në Mynih po qëndron edhe me Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e as kjo e fundit nuk u pa ditën e sotme duke komunikuar me presidenten Osmani.

    Kohëve të fundit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk i kishte mbajtur fshehur pakënaqësitë me punën e Qeverisë në largim, por edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tash e drejton partinë Guxo, të cilën shefja e shtetit e kishte themeluar vetë dhe e kishte udhëhequr deri në prill të vitit 2021.

    Konferenca e Sigurisë e Mynihut 2025 këtë vit po trajton disa tema kryesore të sigurisë globale, duke përfshirë kërcënimet globale të sigurisë, luftërat hibride dhe kërcënimet në rajone të ndryshme, si: Deti Baltik, diskutime mbi rolin e Bashkimit Europian, SHBA-së dhe Kinës në sigurinë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar./Reporteri.net/

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.