×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Dialogu është e vetmja rrugë

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Hetimet për eksplozivin në kanalin ujor Ibër-Lepenc janë duke vazhduar dhe akuzat e ndërsjella konsiderohen të panevojshme. Ftojmë të gjithë që ta lejojnë hetimin të marrë rrjedhën e vet”, ka thënë Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë.

    “Përfaqësuesja e Lartë e cilësoi këtë incident si ngjarje terroriste, të rëndë dhe tani jemi në fazën e hetimit. Nuk mendoj se duhen akuza të tilla, duhen prova. Le ta lëmë hetimin të marrë rrjedhën e tij. Të gjithë aktorët, siç thashë edhe më parë, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët. Deri më tani nuk kishte asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve. Prandaj, duhet ta lëmë hetimin të vazhdojë”, tha ambasadori Rohde në një intervistë për RTK2.

    I pyetur për vlerësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e kthimit në dialog, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gueraud, ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë.

    “Faleminderit që na ftuat të prezantojmë pikëpamjet e vendeve tona, Gjermanisë dhe Francës, të cilat ndajnë të njëjtat analiza kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi thellësisht të bindur se dialogu nuk ka alternativë dhe është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është e nevojshme për qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë, tha ambasadori Gueraud.

    “Mungesa e rezultateve në dialog tregon se sa e rëndësishme është arritja e një dialogu të suksesshëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve në Kosovë”, theksoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Dy nga policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc në veri të Kosovës tashmë janë sjellë për trajtim ën Qendrën Klinike...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandroković. Bëhet e ditur se Kurti përgjatë bisedës theksoi...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Autoblinda e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ka rënë nga ura, në vetaksidentin që ndodhi sonte rreth orës 20:00, në...
    Të tjera
    Vip13 Dhjetor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa dhe Gjesti e kanë thyer një nga rregullat kryesore të BBVK. Anisa dhe...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Anisa ka thënë se është penduar që ka hyrë në banjo me Gjestin, duke thyer rregullin e Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Ndjekja penale për sulmin terrorist në Banjskë mbetet një ndër testet kyçe për Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ky...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Kevini është banori i radhës që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 3. Por, dalja e tij ishte ndryshe nga të...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, duke filluar...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, po qëndron për një vizitë në Zvicër në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.