Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, sot në një ceremoni të organizuar ka pranuar një donacion nga Gjermania, donacion i realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës.
Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata.
Rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Gjermania, të pranishmit mbajtën nga një fjalë rasti, ku nga ana jonë u falënderua shteti gjerman për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovë si në trajnime ashtu edhe në ofrim të pajisjeve për PK-në.
Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi:
10 vetura Dacia me vlerë 19,880.00€;
10 skanerë për dokumente, me vlerë 23,000.00€;
1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, me vlerë 40,500.00€ dhe
12 kamera termike, me vlerë 36,600.00€.
Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro.