×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së publikon raportin për terrorizmin në Kosovë: Mungon zbatimi i ligjit

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin për terrorizmin për vitin 2019 për Kosovën.

    Në raport ndër të tjera thuhet se Kosova ka legjislacion të avancuar për të paditur individët e dyshuar për kryerjen e aktiviteteve terroriste, porse zbatimi mungon.

    “Korniza ligjore e Kosovës është e mjaftueshme për të paditur individët e dyshuar për kryerjen apo mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi mungon, posaçërisht me dënime të shkurtra, lirime të parakohshme nga burgu, dhe mungesë të mbikëqyrjes pas lirimit. Kosova përkrahë zbatimin e UNSCR 2396 për të ndalur udhëtimin e terroristëve dhe po punon në zbatimin e këtij ligji në praktikë”, thuhet në raport.

    Sipas tyre, Kosova vazhdimisht ka luftuar kërcënimin e terrorizmit me anë të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të.

    Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it. Qeveria e Kosovës po i afrohet fundit të kornizës kohore të paraparë për strategjinë gjithëpërfshirëse të CVE (Ekspozimet dhe rreziqet e përbashkëta) dhe po përgatitet për një plan të ri gjithëpërfshirës të strategjisë dhe planit të veprimit për qeverinë e ardhshme për vitet 20202-2025.

    Në raport ndër të tjera përmendet edhe riatdhesimi i personave nga Siria, duke u thënë se Kosova është ndër vendet e para që ka kthyer një numër të madh të civilëve nga zona e konfliktit.

    “Më 20 prill, me ndihmë të SHBA-së Kosova ka riatdhesuar katër luftëtarë terroristë dhe 106 anëtarë të familjeve nga Siria, duke u bërë kështu shteti i parë që ka kthyer një numër të madh të civilëve nga zona e konfliktit. Tre nga katër luftëtarët e dyshuar u mbajtën në arrest para gjykimit, ndërsa i katërti, 18 vjeç, u lirua dhe do të hetohet si i mitur. Gratë dhe fëmijët, pas një mbajtjeje prej 72 orëve për t’iu bërë vlerësimi i gjendjes fizike dhe psikologjike, iu kthyen familjeve dhe komuniteteve të tyre. Qeveria e Kosovës me profesionalizëm menaxhoi të kthyerit gjatë periudhës 72 orësh. Edhe pse qeveria është duke operuar Divizionin e Parandalimit dhe riintegrimit përbrenda Ministrisë se saj të Brendshme, kapacitetet dhe burimet e kufizuara vazhdojnë të pengojnë aftësinë e qeverisë që të kthyerve t’ju jep shërbime dhe asistencë adekuate”, thuhet në raport.

    Sipas raportit të publikuar nga ambasada, për vitin 2019 nuk ka pasur incidente të raportuara terroriste në Kosovë në vitin 2019.

    “Më 4 shtator, Gjykata themelore në Prishtinë ka dënuar gjashtë të akuzuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Francë dhe Maqedoni të Veriut, përfshirë edhe sulme të planifikuara vetëvrasëse në Kosovë kundër ushtarëve të KFOR-it, klubeve të natës, kishave ortodokse serbe në mes të dhjetorit të 2017 dhe qershorit 2018. I akuzuari kryesor u dënua me 10 vjet burg, të akuzuarit tjerë morën dënime më të vogla, por megjithatë të mjaftueshme. Ky rast erdh si rezultat i muajve të tërë të operacioneve të policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Inteligjencës me ndihmë të madhe prokuroriale dhe hetuese nga SHBA-të, përfshirë përcjelljen e tentimeve për blerjeve të armëve”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportit, më 7 nëntor, Zyra Speciale e Prokurorisë së Kosovës ia dërgoi akuzat Gjykatës Themelore të Prishtinës, departamentit Special, kundër të parit nga katër të dyshuarve si luftëtarë terroristë të cilët u riatdhesuan nga Siria në prill.

    “Prokurorët dhe hetuesit janë duke përdorur dëshmi nga vija e luftës të siguruara nga agjencitë e SHBA-së për luftëtarët e dyshuar. I pari prej tyre u deklarua fajtor për pjesëmarrje në grup terrorist dhe u dënua me katër vjet burg, përfshirë edhe kohën e shërbyer në mbajtjen para gjykimit. Një tjetër i dyshuar u dënua më 10 dhjetor”.

    Gjithashtu potencohet se Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2019 pranoi edhe pranime faji për pjesëmarrje në organizatë terroriste nga dy femra të kthyera nga Siria.

    “Nën kushtet e dënimeve që i morën, gratë do t’i shmangen kohës në burg nëse nuk kryejnë krime tjera, të kontrollohen në mënyrë të rregullt nga policia, dhe të shkojnë në sesione të detyruara të psikoterapisë. Në nëntor, dënime të njëjta iu dhanë edhe katër femrave tjera te kthyera, dhe tre femra u dënuan në dhjetor”, thuhet në raport.

    Ndërkaq theksohet se më 18 nëntor, Zyra Speciale e Prokurorisë paditi një qytetar të Kosovës për nxitje të kryerjes së një vepre terroristë pasi që ky individ kishte publikuar një përkrahje të hapur dhe lavdi një sulmi terrorist në Sri Lanka nëpërmjet mediave sociale.

    Raporti përmend edhe dekretin e lëshuar më 27 qershor, nga presidenti i Kosovës Hashi Thaçi, përmes të cilit i obligon institutet e sigurisë së Kosovës që të krijojnë një listë të personave, grupeve dhe organizatave që janë të përfshira në terrorizëm dhe të cilat do të jenë subjekt i masave kufizuese në Kosovë.

    Thaçi kishte thënë se deri sa nuk të krijohet një listë e tillë, institucionet e sigurisë në Kosovë do të zbatojnë listën e BE-së, e cila e përfshinë edhe Hezbollahun.

    “Luftimi ekstremizmit të dhunshëm: Plani strategjik i Kosovës (2015-2020) jep një udhërrëfyes pesë vjeçar për ndalimin e rritjes së rrezikut nga terrorizmi me një qasje të përfshirjes së tërë qeverisë, duke e theksuar rolin kritik të të gjithë aktorëve kyç si dhe shoqërisë civile. Zbatimi ka qenë jo i barabartë përgjatë ministrive të qeverisë, dhe sfidat ende vazhdojnë, për shkak mungesës së kapaciteteve dhe burimeve joadekuate. Një grup punues nga ministritë është duke e hartuar strategjinë e rishikuar në luftën mbi radikalizimin terrorist dhe rekrutimin, me fokus riintegrimin e të kthyerve”, thuhet në raport.

    Raporti thekson se Ministria e Drejtësisë e Kosovës vazhdoi zbatimin e programit të korrigjimit, i asistuar nga ekspertët e SHBA-së, e që ka për qëllim forcimin e menaxhimit të terroristëve në burgje, mbledhja, analizimi dhe ndarja e inteligjencës nga burgu përbrenda zbatuesve të ligjit dhe menaxhimit të rehabilitimit dhe riintegrimit eventual.

    “Ministria e Brendshme Divizioni për Parandalim dhe Ri Integrim ka detyrën e re integrimit të individëve të cilët shërbyen dënimet me burg me akuza të terrorizmit, të kthyerit nga lufta, dhe anëtarët e familjes, përfshirë këtu edhe financimin e trajtimeve të shëndetit mendor dhe ndihmesat në qasjen ndaj shërbimeve sociale, por vuan nga pak punonjës dhe financim të pamjaftueshëm”, thuhet tutje në raport.

    Gjithashtu përmendet edhe se organizatat e Kosovës kanë vazhduar bashkëpunimin me anë të Mekanizmave për Përkrahje të Shtetit nën GCERF, një fond global privat që përkrahë luftën kundër radikalizmit lokal dhe përpjekjet e rekrutimit në komunitetet e rrezikuara.

    Ndërkaq për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal thuhet se Qeveria e Kosovës ka punuar për së afërmi më zyrtarët në Shqipëri dhe Maqedoni të veriut për të përkrahur aftësitë e programit CT dhe bashkëpunimin rajonal.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...
    Sport25 Prill 2024
    Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. FIFA ka monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsideron,...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Sport25 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Bayern Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.