×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e ShBA-së mohon t’i ketë anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Mbrëmë u raportua se ShBA-ja i ka anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës. Krejt kjo u tha se vjen si pasojë e veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në veri.

    Por, këtë fillimisht e mohuan burime të Klankosova.tv brenda njësive speciale të Policisë së Kosovës.

    Edhe nga vetë Policia, sot zyrtarisht u tha se kjo nuk qëndron.

    E në një përgjigje për Klankosova.tv, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thanë po ashtu se nuk ka një vendim të tillë.

    Zyra për komunikim e Ambasadës i është referuar një deklarate të bërë më 30 gusht, ku thuhej: “Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”.

    Në vazhdën e kësaj deklarate, Ambasada tha po ashtu se janë duke i përcjellë zhvillimet, por se nuk ka ndonjë vendim për anulim të trajnimeve në këtë kohë.

    “Jemi duke vazhduar të rishikojmë këtë çështje, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim në këtë kohë”, thanë për Klankosova.tv nga Ambasada e ShBA-së.

    Në reagimin e 30 gushtit, Ambasada veç tjerash pati thënë: “Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës përgjatë shumë viteve si pjesë e përkushtimit tonë për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e qeverisë për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës që të ‘vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar’. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”.

    E Policia e Kosovës tha sot se janë duke vazhduar trajnimet me ShBA-në, por thanë gjithashtu se i marrin seriozisht edhe deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e saj.

    Madje, PK-ja tha se mban komunikim të vazhdueshëm me ta “për të sqaruar gjithçka që mund të ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në”.

    “PK-ja merr me shqetësim dhe është e gatshme të procedojë gjithçka që është e nevojshme që keqkuptimet e mundshme të eliminohen dhe të ruhet partneriteti ynë i jashtëzakonshëm me ShBA-në. Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet e llogaridhënies dhe transparencës andaj është e hapur dhe e gatshme që ti ofrojë opinionit të gjerë dhe mediave informacionet zyrtare dhe statistikat për trajnimet”, ka theksuar Policia e Kosovës.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Policia pesë lokacione të ndryshme, katër në Prishtinë dhe një në Gjilan, sot më 26 shtator. Në njoftimin e lëshuar për media...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës, Blerina Rogova-Gaxha, është takuar në Berlin me drejtorin e Evropës Lindore të Bibliotekës Shtetërore të Berlinit,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Harry Bajraktari,...
    Të tjera
    Ekonomi26 Shtator 2024
    “Trepça”, ka paraqitur te Krimet e Rënda Ekonomike, rastin e një punëtori të kësaj ndërmarrjeje. Në njoftimin e “Trepçës” thuhet se punonjësi...
    Vip26 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Sport26 Shtator 2024
    Real Madrid njofton se Gjykata Hetimore Nr. 3 e Palma de Mallorcas ka shpallur sot një vendim dënues ndaj personit që, nga...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 91-të i ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, siç ka thënë, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Lajmin e...
    Opinione26 Shtator 2024
    Nga: Simon Tisdall / The Guardian Benjamin Netanyahu duhet të ndalet. Tmerri që po ndodh në Liban është një tjetër krim që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.