×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Romë me njoftim të rëndësishëm për kosovarët në Itali

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Ambasada e Kosovës në Romë i bën thirrje shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese antiCovid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar më 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes.

    Deri më 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes.

    Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri më 5 mars 2021.

    Kalimi transit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë transit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve.

    Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

    Ambasada e Kosovës në Romë njofton se gjatë kësaj periudhe do të ofrojë shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht, ndërsa bashkatdhetarët për çdo kërkesë me natyrë urgjente mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17; numrin emergjent: +39327452991; E-mail: [email protected][email protected] ose FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali.

    “Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht uebfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në Facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit. Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë”, thuhet në njoftim.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Aktorja dhe afaristja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër Besa Rraqi Rizmani në episodin e fundit është shfaqur ne serialin e...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.