Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar bashkatdhetarët tanë se në bazë të dekret-ligjit të ri të qeverisë italiane, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe anasjelltas, mbetet ende e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj Covid-19.
Në një postim në Facebook thuhet se sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020.
Si rrjedhojë, Ambasada e Kosovës në Romë u bënë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë në Itali dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nëpër territorin italian, që të evitojnë planifikimin e udhëtimeve drejt Kosovës deri në njoftimin zyrtar të radhës.
“Ju rikujtojmë që ky rekomandim i drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha kategoritë e transportit dhe për të gjitha mënyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusëve që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara”, thuhet në njoftim.
Të nderuar bashkëatdhetarë,në vijim të njoftimeve paraprake lidhur me qarkullimin ndërkufitar, Ambasada e Republikës…
Δημοσιεύτηκε από Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali στις Δευτέρα, 15 Ιουνίου 2020

Të tjera
-
20:52 | 03 Mars 2021
-
20:50 | 03 Mars 2021
-
20:42 | 03 Mars 2021
-
20:36 | 03 Mars 2021
-
20:34 | 03 Mars 2021
-
20:32 | 03 Mars 2021
-
20:23 | 03 Mars 2021
-
20:20 | 03 Mars 2021
-
20:15 | 03 Mars 2021
-
Bota/RajoniVuçiqi: Kosova po bën llogari fare pa hanxhi20:13 | 03 Mars 2021
-
20:08 | 03 Mars 2021
-
19:44 | 03 Mars 2021