×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Gjermani: Kontributi i ish-komandantit Reinhardt ndaj republikës tonë, nuk do harrohet

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Republika e Kosovës ka humbur një nga miqtë më të mëdhenj në Gjermani, po vlerëson Ambasada e Kosovës në Berlin, në një reagim të tyre, referuar ndarjes nga jeta të ish-komandantit të KFOR-it, njëherish, gjeneral gjerman Klaus Reinhardt.

    Sipas kësaj ambasade, gjenerali Reinhardt, mbetet njëri nga shëmbëlltyrat e angazhimit dhe e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

    ”Ai ishte një mik e dashamirës i Republikës së Kosovës dhe kontributi i tij ndaj Republikës tonë nuk do të harrohet. Ka luajtur një rol prijës në stabilizimin dhe rritjen e sigurisë së gjendjes së Kosovës të dal nga lufta dhe do të mbahet mend për përpjekjet dhe qëndrimin e tij parimor për ribashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe për heqjen e të gjitha barrikadave. Në librin e tij “KFOR, Forcat e Armatosura për Paqe”.

    Tutje Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka ndarë ditar shënimi, rreth shërbimit të Reinhardt në Kosovë.

    ”Gjenerali Reinhardt ka shërbyer në Kosovë menjëherë pas luftës së Kosovës, duke zëvendësuar gjeneralin britanik të KFOR-it, Michael Jackson, dhe duke marrë drejtimin e forcave paqeruajtëse prej 50,000 ushtarësh nga 39 vende. Gjenerali Reinhardt si komandanti i parë gjerman i KFOR-it, qëndroi në këtë funksion deri më 18 prill 2000. Pas daljes në pension në vitin 2001, gjenerali Reinhardt kishte vijuar aktivitetin e tij në fushën e industrisë, si dhe duke ligjëruar në shkenca politike dhe historinë moderne. I lindur në Berlin, ai ka studiuar histori dhe shkenca politike në Universitetin e Freiburgut. Gjenerali Reinhardt shkroi doktoratën e tij mbi dështimin e ofensivës gjermane jashtë Moskës në dhjetor 1941. Karriera ushtarake e gjeneralit Reinhardt kishte filluar qysh në vitin 1960 si kandidat për oficer për trupat malore.

    Tre vjet më vonë ai u bë udhëheqës i togës në Batalionin e Këmbësorisë Malore 222 në Mittenëald. Nga viti 1966 deri në vitin 1967 ai ka shërbyer si oficer i S3 në shtabin e batalionit. Gjenerali Reinhardt ka përfunduar kursin e shtabit të përgjithshëm në akademinë komanduese të Bundesëehr-it në Hamburg nga viti 1973 deri në 1975, i ndjekur nga trajnimi i mëtejshëm i shtabit të përgjithshëm në SHBA. Pas gradimit të tij në nënkolonel, Reinhardt shërbeu si oficer shtabi në Grupin Qendror të Ushtrisë (CENTAG) të NATO-s në Heidelberg. I graduar në kolonel, Reinhardt shërbeu si adjutant i ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Manfred Ëörner nga 1983 deri në 1986, përpara se të merrte komandën e Brigadës 23 të Këmbësorisë Malore në Bad Reichenhall. Në tetor 1988 Reinhardt u promovua në gjeneral brigade, i cili u pasua nga një pozicion si shef i departamentit të shtabit për planifikimin në stafin komandues të forcave të armatosura në Hardthöhe në Bon.

    Si gjeneral major në tetor 1990 u bë komandant i Akademisë Komanduese të Forcave të Armatosura Gjermane. Reinhardt e transformoi këtë institucion në një institut strategjik-operativ dhe e hapi atë për ish-shtetet e Bllokut Lindor. Ai ka drejtuar misionet e para gjermane jashtë vendit në Somali, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Gjenerali Klaus Reinhardt vdiq më 30 nëntor 2021. Ai la pas gruan dhe dy djemtë. Prehu në Paqe Mik i Madh i Republikës së Kosovës!”.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.