[wp-story]

Lajme

Ambasada Britanike në Prishtinë largon 80 për qind të plastikave njëpërdorimëshe

Ambasada Britanike në Prishtinë largon 80 për qind të plastikave njëpërdorimëshe
15:47 | 14 Janar 2020

Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride.

Kjo në kuadër të përpjekjes më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e saj të karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.

Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera