Ambasada Amerikane në Prishtinë shprehu besimin e saj, siç thekson, si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, se Kosova duke punuar në formimin e Asociacionit, do të kuptojë elementin kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen.
“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se Kosova, duke punuar për themelimin e Asociacionit, do të kuptojë elementin kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të vërtetë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike ka deklaruar Ambasada Amerikane në Twitter./FrontOnline/