Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së për Klinë, Sokol Bashotën dhe kandidatin nga kjo trevë, Fadil Millakun diskutuan dhe u dakorduan për vazhdimin e punës për një Kosovë më mirë.
“Fryma e fitores po vërehet gjithandej”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në Jashanicë, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së për Klinë, Sokol Bashotën, kandidatin nga kjo trevë, prof. Fadil Millakun, si dhe kandidatë të tjerë për Kuvendin e Kosovës, diskutuam dhe u dakorduam për vazhdimin e punës dhe aktiviteteve për një Kosovë #mëmirë.
Fryma e fitores po vërehet gjithandej!