×
  • Lajme
  • Lajme

    Alma Lama: Në vitin 2015 AKI më tregoi se gazetari Duriqi ishte në rrezik

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar për rastin e rrahjes brutale të gazetarit kosovar, Visar Duriqi.

    Lama thotë se qysh në vitin 2015 ishte paralajmëruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë se jeta e saj dhe dy personave të tjerë ishte në rrezik nga fundamentalistët islamik. Një prej dy personave për të cilët ka paralajmëruar AKI se janë në rrezik, Lama thotë se ka qenë edhe Visar Duriqi.

    Ajo tregon se pas marrjes së informatës nga AKI e kishte takuar Duriqin dhe i kishte treguar.

    “Ne vitin 2015, u paralajmërova nga ish-shefi i AKI-se se jeta ime dhe e dy personave te tjerë ishte ne rrezik nga fundamentalistet islamike, qe ishin persona qe donin te na likuidonin, qe ishin blere armët etj etj.

    Njeri prej tyre qe rrezikohej ishte Visar Duriqi, gazetari qe ka ka bere investigime te thella për këtë teme.

    Unë isha ne muajin e tete te shtatzënisë, kur AKI me njoftoi për rrezikun.  Kuptohet se u trondita jashtë mase.

    Pas dhjetëra  mijëra kërcënimeve qe kisha marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmërimi me serioz dhe i frikshëm. Mu desh pothuaj te izolohem e te lëviz vetëm e shoqëruar,  për një kohe te gjate.

    Pasi mora paralajmërimin nga AKI, u takova me Visarin për te ndare informacionin dhe konsultuar mbi këtë paralajmërim kaq te rende. Ai si gazetar i guximshëm,  i hyri edhe një here punës investigative ndaj personave qe dyshoheshin se rrezikonin jetën tone. Po kështu ndoqi rrugët institucionale për te kërkuar hetimin e  personave ne fjale”, ka shkruar Lama.

    Ajo thotë se kurr nuk kishin marrë përgjigje edhe pse kishin ndjekur rrugët ligjore ndaj personave të cilët AKI i kishte cilësuar si të rrezikshëm.

    “Kurrë nuk kemi marre përgjigje rreth kësaj çështje.

    Ndërsa mbrëmë Visari është sulmuar brutalisht, por për fat te mire nuk është vrare.

    Autoret nuk dihen, por kjo ngjarje ka për qellim frikësimin dhe goditjen e lirisë se fjalës”, ka përfunduar Lama.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës...
    Lajme20 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, deputet e biznesmen i njohur, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2024, ka deklaruar se posedon 67 pasuri...
    Lajme20 Prill 2024
    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për medie, tha se  dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin se kinse prodhueseve vendor...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.