×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu tha se LDK-ja bëhet gjithmonë bashkë me PDK-në, i reagon Gashi

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i është përgjigjur deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliut, i cili tha se LDK-ja gjthmonë bëhet bashkë me PDK-në.

    Gashi i tha Aliut se ata janë bërë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe se mund të bëhen bashkë edhe në të ardhmen.

    “Jemi ba bashkë edhe me ju dhe ndoshta do të bëhemi bashkë edhe në të ardhmen. Në politikë koncepti kurrë nuk ekziston. Gjithçka është e mundshme. Ideja parashkollore se le te kallet vendi se ne s’bëhemi bashkë, s’ekziston te ne e nuk duhet të ekzistojë as te ju. Do t’i japim votat tona që qytetarët të marrin pakon fiskale”, ka thënë Gashi.

    Ndryshe, Aliu ka akuzuar LDK’në dhe PDK’ë se janë bërë sërish bashkë.

    “Të dyja partitë janë të njëjta dhe të dyja janë bashkë. Kush cilën e ka bërë si vetën, LDK-ja e ka bërë si vetën apo PDK-ja si vetën nuk e dimë. Por me qenë se ka kalu kohë e gjatë duke qenë herë njona si tjetra e herë tjetra si njona, edhe origjina se kush kë e ka bë si vetën është e parëndësishme”, tha Aliu.

    Ai shtoi se të dyja partitë po vazhdojnë t’i bëjnë dëm Kosovës.

    “Ju mund të jeni bashkë edhe pak, ju mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashk edhe pak, qysh i keni bo në vazhdimësi. Ju u bonët bashkë për me rrëzu Qeverinë Kurti”, tha Aliu.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.