×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu s’raporton në Komision, zv.ministrja thotë se po punohet në menaxhimin e deponive

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    Ne vend të tij, ka raportuar zv.ministrja Linda Çavdarbasha lidhur me mbledhjen, trajtimin dhe asgjësimin e mbeturinave komerciale.

    Ajo tha se  te menaxhimi i mbeturinave ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022.

    Sipas saj, është bërë një plan konkret për menaxhimin e mbeturinave.

    “Monitorimi bëhet çdo vit. Me qëllim të menaxhimit të mbeturinave të qeseve të plastikës ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022. Në vitin 2023 fillon implentimi i masave të marra nga ministria”.

    “Duke u bazuar në raportin e ujërave nga kompania për menaxhimin e deponive sanitare të Landovicës e Gjilanit, po punohet në menaxhimin e mbeturinave. Ministria është duke punuar që deponia e Mirashit të rehabilitohet. Për impiantin e Drenasit përgjegjës e është AUV-i”.

    Deputeti Enver Halitit, paraqiti të dhënat nga raporti i auditimit për menaxhimin e mbeturinave.

    Sipas tij, janë planifikuar plane, por nuk është bërë hartimi për realizimin e tyre. Madje ai tha se për kategorizimin e mbeturinave ministria kishte ndarë 7 milionë euro.

    “Në Kosovë operojnë numër i madh i bizneseve që gjenerojnë mbeturina. Moskrijimi i infrastrukturës jo adekuate për menaxhimin e mbeturinave ka rezultuar me mos klasifikimin e tyre”.

    “Ministria ka hartuar planin strategjik për menaxhimin e mbeturinave për vitin 2022. Nuk ka njohuri për rinvestime të bëra nga komuna. Hartimi i strategjisë së re ka filluar në vitin 2020. Janë planifikuar plane, por nuk është bërë hartimi për realizimin e tyre. Për kategorizimin e mbeturinave ministria kishte ndarë 7 milionë euro”.

    “Projekti i impiantit në Mitrovice ka kushtuar 3.5 milionë euro, ende nuk është vendosur se kush do ta menaxhojë këtë impiant. Kompania pastrimi ka makineri për mbetje shtazore. Nga ekzaminimi nuk është vërejtura që ka hapësirë për deponitë e mbeturinave. Edhe inspektorati i Ferizajt dhe Fushë-Kosovës nuk kanë plane të punës”.

    Hajdar Beqa deputeti i PDK pyeti se a ka strategji për krijimin e deponive të reja, raporton EO.

    “Në bazë të raportit operon numër i madh i bizneseve që gjeneron mbeturina. Mungesa e klasifikimit ndikon diekt në shëndetin e njeriut. A ka strategji të krijimit të deponive të reja”.

    Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Rashit Qalaj tha se nuk ka pasur qasje serioze në trajtimin e mbeturinave.

    “Deri më sot nuk kemi pasur qasje serioze në trajtimin e mbeturinave. Janë bërë investime të mëdha dhe nuk kanë përfunduar askund. Po besoj është qasje jo serioze e institucioneve tona”.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.