×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu thotë se nuk po ndërhyn në drejtësi

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur akuzave të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës se po ndërhynë në drejtësi me deklaratat e saja për të ashtuquajturat “grupe të fuqishme” brenda këtyre dy insticioneve.

    Haxhiu ka thënë se çështja e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëe të prokurorive tjera ka qenë një problem që ka ngritur shumë shqetësime sipas saj.

    “Për mua si Ministre e Drejtësisë janë të papranueshme akuzat e sistemit prokurorial kinse për ndërhyrje në drejtësi. Përpjekjet për instalimin e transparencës dhe meritokracisë nuk janë ndërhyrje. Ndërhyrje mund t’i duken vetëm atyre që janë të përfshirë në kalkulime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ajo ka thënë se deklarimet e saja janë të qëndrueshme dhe në përputhje me kriteret kushtetuese që sipas saj koincidojnë në ndarjen e pushteteve.

    Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

    Që nga dita e parë kam punuar me përkushtimin më të madh në drejtim të krijimit të kushteve më të mira përmes politikave adekuate për sistemin e drejtësisë.

    Sistemi i drejtësisë vazhdon të ketë probleme të natyrave të ndryshme për çka jemi dëshmitarë të gjithë.

    Çështja e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive dhe anëtarëve të KPK, gjithashtu ka qenë një problem tjetër për çka nuk kanë qenë vetëm shqetësimet tona të cilat i kemi bërë publike, por kanë qenë po ashtu reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kishin përcjellur shqetësimet serioze në këtë drejtim.

    Për mua si Ministre e Drejtësisë janë të papranueshme akuzat e sistemit prokurorial kinse për ndërhyrje në drejtësi. Përpjekjet për instalimin e transparencës dhe meritokracisë nuk janë ndërhyrje. Ndërhyrje mund t’i duken vetëm atyre që janë të përfshirë në kalkulime.

    Deklarimet e mia janë të qëndrueshme dhe në përputhje me kriteret kushtetuese e ligjore në kuptim të ndarjes së pushteteve dhe me qëllim të adresimit sa më adekuat të problemeve. Asnjëherë nuk do t’i mbyllë sytë kundrejt të njëjtave.

    Si Ministre e Drejtësisë, do të vazhdoj tutje që me përkushtim të adresoj problemet e sistemit të drejtësisë brenda kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në kuptim të ndërtimit të një sistemi sa më profesional, të pavarur dhe efikas. Vetëm kështu mund të kthehet besimi i qytetarëve në institicionet e drejtësisë. Këtë e kemi obligim!

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/5355988127805268

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen tha se dëshmitari i cili ka kodin 1 në këtë çështje gjyqësore, ka bërë kërcënim ndaj...
    Lajme16 Prill 2024
    Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari Kryetari i Aleancës për...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë që tronditi vendin, ku u vra...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajqi, është përshkruar si një grua “që e dashuroj...
    Vip16 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur Arilena Ara pak ora më para ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo njoftoj së ka ndërruar jetë nëna e...
    Lajme16 Prill 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të martën...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti. Përmes...
    Lajme16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Pas ngjarjes ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.