[wp-story]

Lajme

Albulena Haxhiu i ofendon sikur Kurti kolegët e dikurshëm, i quan partiçkë

Albulena Haxhiu i ofendon sikur Kurti kolegët e dikurshëm, i quan partiçkë
17:51 | 02 Gusht 2019

Pas njoftimit se Kadri Veseli, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku do të caktohet seanca me pikën e ditës për shpërbërjen e Kuvendit, ka reaguar Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke thënë se PAN-i mori fund.

Haxhiu përmes Facebookut është shprehur se pas thirrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga Kadri Veseli e kanë kuptuar që zgjedhjet janë të pashmangshme.

Haxhiu është kujdesur që ish-bashkëpartiakët që kaluan në PSD ti quajë partiçkë të cilët e kuptuan se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Më në fund PAN-i e kuptoi që mori fund. Të fundit fare, PDK-ja dhe Veseli, madje pas Nismës dhe partiçkës, po detyrohen të pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu. /GazetaExpress/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera