Albion Rrahmani e ka komentuar ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku u shfaqën incidente dhe skandale nga tifozët rumunë me thirrjet dhe pankartat e tyre nacionaliste kundër Kosovës.
I pyetur nga mediat rumune rreth asaj ndeshjeje, sulmuesi i Rapid Bukureshtit nuk deshi të futej thellë, shkruan “Gazeta Express”.
“Nuk e di se çka të them, janë gjëra të karakterit politik. Ne shkuam në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtari tha se duhet të luanim. Loja vazhdoi, por gjërat nuk shkuan mirë për ne”, u shpreh ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit për mediat rumune.
Rrahmani ishte protagonist te Rapidi mbrëmë në fitoren 3:1 ndaj Clujit duke i realizuar dy gola dhe e bëri një asistim.