Gjuha:
×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin o vëlla, a je tu pa?!

    Nagip Tashi
    3 muaj më parë

    Këtë revoltë timen po e nis me vargjet e këngës ,, Mbretëresha kohë” të rock grupit “Troja”: Mbretëresha kohë dje boll mirë na tregoj tha nesër për neve shumë ftohtë ka me kanë.
    Në paaftësi për t’i zgjidhë çështjet kruciale në Luginë të Preshevës siç janë: Të drejtat e shqiptarëve në shumë segmente, si ajo e migrimit, pasivizimit të dokumenteve, punësimit, të zgjedhurit politikë në Luginë të Preshevës kanë marrë legjitimitet nga populli që t’i zgjidhin këto probleme të lartpërmendura, si duket me rastin e fundit të ndarjes së granteve për OJQ-të, nga mjetet financiare të transferuara nga Qeveria e Kosovës e pranuan në heshtje dështimin dhe të njëjtën kohë problemet me diskriminim ia transferuan OJQ- ve.
    Është e vërtetw se roli i OJQ-ve është që nëpërmjet aktiviteteve të tyre të ngrisin vetëdijen e masës për fenomene të ndryshme shoqërore, sensibilizojnë opinionin e gjerë, si dhe të ruajnë dhe kultivojnë trashëgiminë kulturore, por ato nuk janë për t’i zgjidhur çështjet e shqiptarëve siç janë: migrimi, pasivizimi, punësimi,etj.
    Nga ajo që dihet botërisht se nga OJQ- të përfitojnë vetëm drejtuesi i saj, ndërsa aktivistët përveç shujtës ditore ( hamburger) edhe ndonjë mëditje aty- këtu.
    Nëse Albin Kurti dhe Qeveria e tij mjetet e ndara prej 1.2 mil. € ia ka dedikuar zgjidhjes apo zbutjes së këtyre problemeve të lartpërmendura nëpërmjet Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), ky organ ka dështuar në menaxhimin e procesit të shpërndarjes, sepse kjo formë që KNSH-ja ka zgjedhur është kryekëput subjektive, një diskurs që partitë politike e zbatojnë me vite të tëra.
    Ne kur po flasim për diskriminim shtetëror po harrojmë se të njëjtën po e zbatojmë edhe ndaj individëve që nuk i takojnë subjektit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), duke harruar ose qëllimisht se Këshilli Nacional i Shqiptarëve nuk është Këshilli i PVD-së. Atëherë sipas kësaj logjike dhe praktike që subjektet politike po e zbatojnë, Qeveria e Kosovës është dashtë t’i ndajw mjete subjekteve dhe jo organit të përbashkët dhe legjitim të shqiptarëve, nëpërmjet të cilit shqiptarët pretendojnë t’i zgjidhin të drejtat e tyre nëpërmjet 4 shtyllave qenësore të KNSH-së që janë: Përdorimi i simboleve, informimi, arsimi, dhe trashëgimia kulturore.
    Dorën në zemër njëherë e patëm një mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë në krye me Edi Ramën dhe varësit e tij, çështja e teksteve shkollore filloi së realizuari nëpërmjet kanale qeveritare, normal me angazhimin e pa lodhur të kryetarit të KNSH- së Ragmi Mustafin.
    Ndërsa, sa i përket ndërmarrjeve publike si: Shtëpinë e Kulturës, Agjensionin për Turizëm, Sallën e Sportit, Bibliotekën e Qytetit, të cilat si dikastere ekskluzivisht merren me zhvillimin dhe kultivimin e kulturës qoftë sportive, kulturore apo edhe të turizimit e të cilat i menaxhojmë që më shumë se dy dekada herë një subjekt shqiptar e herë një tjetër, dorën në zemër kam menduar se ne shqiptarët përveç se do të qeverisim me ato, do ta kemi edhe mision ruajtjen e identitetit shqiptar, duke u ofruar të rinjve kushte dhe ambient të volitshëm me drejtues kreativ të cilët posedojnë aftësi, sens, vullnet dhe dëshirë për ngritjen e nivelit kulturor, e fatkeqësisht subjektet politike që drejtojnë këto dikastere kanë dështuar duke afruar njerëz të besueshëm të partisë dhe nëpërmjet tyre t’i realizojnë interesat e ngushta partiake e jo interesat kombëtare. Prandaj them se kësaj here me shpërndarjen e granteve shoqërisë civile, udhëheqësit tanë legjitim ose pa vetëdije ose qëllimisht kanë pranuar fshehurazi dështimin, duke i graduar OJQ-të dhe degraduar Institucione që vet i qeverisim sot e dy dekada më herët.

    (Autori është aktivist nga Lugina e Preshevës)

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Opinione22 Mars 2023
    Autori është një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, D.C. dhe drejtues i emisioneve televizive "Bugajski Hour" të transmetuara në...
    Opinione19 Mars 2023
    Shkruan Ramiz Lladrovci. Nga e thëna në të bërë, është në mes një mal i tërë, kjo fjalë e popullit pasqyron atë...
    Opinione19 Mars 2023
    Nga Wolfgang Ischinger, Politico Për një kohë shumë të gjatë, vendeve të rajonit u është dashur të jetojnë me çështjet dhe mosmarrëveshjet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak në Londër. Sipas deklaratës së përbashkët...
    Lajme23 Mars 2023
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas shtrenjtimin e rrymës për 14%. Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se...
    Lajme23 Mars 2023
    Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka rënditur premtimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të enjten gjatë seancës në Kuvendin...
    Lajme23 Mars 2023
    Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka folur sonte për gjendjen në veri, sa i përket sistemit të drejtësisë. Ai...
    Vip23 Mars 2023
    Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në vendlindje. Ajo ka shfrytëzuar rastin që të çmallet me familjarët e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.