×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti votohet me 98.6% të votave për kryetar të Vetëvendosjes

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Albin Kurti është rizgjedhur kryetar i Vetëvendosjes.Ai ka marrë mbi 98% të votave.

    Njoftimi i plotë i VV-së:

    Viti 2022 është vit i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

    Procesi që nisi më 15 mars, përmbylli suksesshëm sot, më 25 shtator 2022, fazën e parë të zgjedhjeve për pozicionet drejtuese në LVV, me zgjedhje të drejtpërdrejta të organizuara në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, sipas parimit një anëtar një votë.

    Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

    Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!

    Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes.

    Rezultatet paraprake të votimit për kandidatët për nivelin e tretë janë si në vijim:

    Për Kryetar të LVV, Albin Kurti:

    PËR: 98.60 %

    KUNDËR: 0.89 %

    ABSTENIM: 0.51%Për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu:

    PËR: 94.55 %

    KUNDËR:2.81 %

    ABSTENIM: 2.64 %Për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari:

    PËR: 85.55 %

    KUNDËR: 7.55%

    ABSTENIM: 6.80%.

    Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falënderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falënderojmë të gjithë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës.

    I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.