[wp-story]

Lajme

Albin Kurti: Vetëvendosa është Lëvizja që i bashkon brezat

Albin Kurti: Vetëvendosa është Lëvizja që i bashkon brezat
19:54 | 01 Tetor 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e mbajtur në Gjilan, tha se Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe se Vetëvendosja është ura lidhëse e brezave atdhetar e veprimtarëve patriot.

“Ne jemi bërë bashkë duke i lidhur brezat. Dhe unë këtu dua t’i falënderoj ata që na kanë frymëzuar  e inspiruar, plejadën e dëshmnorëve e veprimtarëve tanë të panumërt. E në veçanti mikun tim Hydajet Hysenin, bisedat politike me të cilin qysh si fëmijë ishin udhërrëfyes për mua dhe rritjen time politike”, tha lideri i VV-së Kurti. Kujtojmë se Hydajet Hyseni, ka qenë organizatori i demonstratave të vitit 1981 që i paraprin shkatërrimit të ish Jugosllavisë dhe aktualisht është kryesues i Këshillit të Përgjithshëm që është organi më i lartë i Vetëvendosjes dhe kandidat për deputet me nr. 25.

Kurti më pas shtoi se në politikë duhet të kesh ideal për vendin, të jesh shërbëtor për popullin dhe ta kuptosh se asgjë as nuk fillon e as nuk mbaron me individin. “E vetmja mundësi që të kesh ideal është që të kuptosh e pranosh se asgjë as nuk fillon e as mbaron me ty dhe me asnjërin prej nesh. Për ideal politik nevojitet një vetëdije historike dhe një etikë sociale. Ne i kemi të dyjat. Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe nga djersa e punëtorëve. Ndërsa e kemi marr hua nga fëmijët, nga ata të posalindur dhe nga ata ende të palindur. Gjithkah duhet të punojmë, gjithçka duhet të shpëtojmë dhe shumëçka do të fitojmë”, deklaroi Kurti në mesin e mijëra simpatizantëve që ishin mbledhur në sallën e sporteve në Gjilan.

Ai poashtu tha se me qeverisjen e VV-së do t’i mbështesin e përkrahin, do t’i ndihmojnë pa rezervë e pakursim edhe shqiptarët në Luginë, por edhe banorët e Luginës në Gjilan dhe jo vetëm.

“Ne me qeverisjen tonë do ta funksionalizojmë aksin që lidh Gjilanin me Kumanovën, shqiptarë pra në dy anën e këtij kufiri”

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera