[wp-story]

Lajme

Albin Kurti udhëton për Munih

Albin Kurti udhëton për Munih
11:03 | 14 Shkurt 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes shumë zyrtarëve të huaj.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv Zyra e Kryeministrit.

Nga Kosova ka shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili sot ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradën me Serbinë bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë marrëveshje që u konsiderua historike edhe nga ndërmjetësit amerikanë nuk ishte Kurti, por ai do të jetë pjesë e panelit bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri ka kërkuar takim me presidentin për t’i bashkërenduar qëndrimet dhe siç tha Kurti “ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”.

Mirëpo, ky takim nuk u realizua për shkak se ftesa presidentin i shkoi pas udhëtimit të tij drejt Gjermanisë. Nga Presidenca kanë thënë se takimi mes dy udhëheqësve kosovarë mund të mbahet edhe në Munih për të njëjtin qëllim.

Për Kurtin kjo është vizita e parë në Europë që e përfaqëson Kosovën në një konferencë të rangut të lartë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera