[wp-story]

Lajme

Albin Kurti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në futboll

Albin Kurti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në futboll
15:20 | 07 Shtator 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se me trup gjendet në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër është në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, ka shkruar Kurti.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera