×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i dha 350 mijë euro të buxhetit për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

    E pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë forum, buxhetit të shtetit i ka kushtuar hiq më pak se 350 mijë euro.

    Dy muaj më parë me një vendim të kryeministrit Kurti në emër të promovimit të Kosovës, u ndanë 350 mijë euro nga buxheti i shtetit pikërisht për të marrë pjesë në këtë forum apo për “organizimin e pjesëmarrjes”.

    Sipas vendimit të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, thuhet se kjo shumë është ndarë për oganizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në forumin botëror ekonomik së bashku me ‘Kosova House’.

    Në dokument thuhet po ashtu se mjetet do të barten në xhirollogarinë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

    Kryeministri Kurti dje në faqen e tij zyrtare njoftoi se në natën e hapjes se këtij forumi pati bisedime sipas tij të frytshme me Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas.

    “Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë. Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror, e nesër vijojmë mes tjerash edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s”, ka shkruar ai.

    Derisa sot gjatë ditës drejtpërdrejtë në faqen e kryeministrit është lëshuar momenti i nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

    Në ceremoninë e nënshkrimit anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.

    “Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”, tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Shkurt 2025
    Sot në media është raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor ka tronditur Komisionin Qendror Zgjedhor. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në një konferencë për media deklaroi se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Dy mjekë janë rrahur mes vete në Spitalin Klinik të Shtipit – komunë që shtrihet në pjesën lindore të Maqedonisë. Mediat atje...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë pritur gjatë për këtë ditë, për rikthimin e...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Gjashtë nga tetë kamionë sa janë blerë nga Komuna e Prishtinës për KRM “Pastrimi” janë dorëzuar të enjten në vlerë prej 1....
    Lajme06 Shkurt 2025
    Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj Ylber Jasharit i akuzuar për keqpërdorim...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde vlerësoi, se donacioni siguron proces zgjedhor të sigurt, fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.