[wp-story]

Lajme

Albin Kurti: Duhet t’i ruajmë nervat, nëse ofrohemi edhe pak me LDK-në e bëjmë marrëveshjen

Albin Kurti: Duhet t’i ruajmë nervat, nëse ofrohemi edhe pak me LDK-në e bëjmë marrëveshjen
17:14 | 12 Janar 2020

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve lidhur me mosarritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Bisedimet me këtë parti i kacilësuar si ‘jo të lehta’, përderisa ka thënë se ka vullnet për ta arritur një marrëveshje por sipas Kurtit nuk varet nga ai. Nuk ka shpalosur detaje për propozimin e fundit që i ka bërë Isa Mustafës.

Këto komente Kurti i ka bërë sot në mbledhjen me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa fjalimi i tij i plotë është publikuar në faqen zyrtare të partisë së tij.

Siç thotë Kurti, LVV dhe LDK deri më tani është dashur të arrijnë marrëveshjen.

“Sigurisht që kemi mundur e është dashur të arrijmë marrëveshje deri më tash. Pasnesër bëhen 100 ditë prej zgjedhjeve të 6 tetorit”, thekson ai.

Kurti ndër të tjera thotë se duhet t’i ruajmë nervat, sipas tij janë ofruar me LDK-në dhe “po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje”, thotë ai.

Në fund të fjalimit ai thekson LVV nuk është për marrëveshje të shpejtë dhe me çdo kusht, “por për marrëveshjen e drejtë që na duhet për të bërë ndryshimin që duam”. /Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë:


 

Shpërndaje artikullin

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera