[wp-story]

Lajme

Albin Kurti beson në fitore në zgjedhjet e parakohshme

Albin Kurti beson në fitore në zgjedhjet e parakohshme
17:31 | 06 Gusht 2019

Ndërkohë që nuk ka ende një datë të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shprehur bindjen se kjo parti do të marrë besimin e qytetarëve dhe të fitojë një mandat qeverisës katërvjeçar.

Ai në një postim në Facebook shkruan se fitorja në këto zgjedhje do ta nxjerrë shtetin nga kriza e dështimi.Kurti ka bërë llogaritjet, sipas të cilave, siç shprehet ai, koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes, duke pasur të paktën 70 deputetë dhe se një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte i mjaftueshëm për shumicën absolute.

Postimi i plotë i Albin Kurtit pa ndërhyrje:

Koha që u ka mbetur është vonesa që e shkaktojnë. Dikur ajo matej me muaj, tash me javë, e së shpejti veçse me ditë të numërueshme. Ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër. Meqë 22 gushti u la për shpërndarjen e Kuvendit, i bie qe zgjedhjet e reja të jenë me 22 apo 29 shtator, ose 6 tetor. Pra, do të kemi pranverë në vjeshtë. Fitorja jonë në këto zgjedhje e fut shpresën në zemrat e qytetarëve për ta nxjerrë shtetin nga kriza e dështimi. Duhet të fitojmë e do të fitojmë. Mirëpo, kësaj radhe është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve! Po, mund të fitojmë pas zgjedhjeve atëherë kur në natën e raportimeve të komisionarëve nga vendvotimet, ankthi na bëhet festë. Ama mund të fitojmë edhe para zgjedhjeve këtë herë. Koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes. Asisoj do t’i kemi së paku 70 deputetë. Një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte më shumë se i mjaftueshëm për shumicën absolute të 2/3 dhe gjithsesi i panevojshëm për shumicën e thjeshtë qeveritare. Pra, mund të fitojmë edhe pa betejë. Mbase më mirë ashtu, sepse betejat e vërteta e të mëdha do t’i kemi pikërisht pas fitores. Sepse menjëherë duhet të ndryshojnë lajmet e mbrëmjes me qeverisjen tonë të re. Jo më skandale qeveritare por luftim i krimit dhe korrupsionit. Jo më emigrim porsi ekzod por punësim pa diskriminim. E kështu me radhë…

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera