[wp-story]

Vip/Kultura

Alberije Hadërgjonaj zbulon se si e tradhtoi ish-bashkëshorti

Alberije Hadërgjonaj zbulon se si e tradhtoi ish-bashkëshorti
10:44 | 22 Shkurt 2021

Alberije Hadërgjonaj rrëfen se si e tradhtoi ish-bashkëshorti: Kishte para, ishte normale të tundohej nga vajzat e bukura.

Alberije Hadërgjonaj është ndër këngëtaret shqiptare që për vite me radhë është pëlqyer nga audience e gjerë.

Ajo gjithmonë ka sjellë projekte të shumta muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime me emra të njohur.

E ftuar në emisionin NIN, Albërija ka zbuluar të pathëna nga jeta e sa personale, përkatësisht rreth martesës që kishte pasur.

Artisja qysh më parë e kishte pranuar se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar, por kësaj radhe tregoi shkakun e veprimeve të tij.

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Ndërsa është pjekur edhe më shumë në moshë, Albërija këtë e mori me sportivitet kësaj radhe veprimin e ish-bashkëshortit.

Ndërkohë, ajo u shpreh se ndonëse edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për t’iu mos bërë barrë vajzave të saj.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera