Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar se tashmë është shëruar nga COVID-19.

Reshitaj ka bërë të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i ka konfirmuar se tashmë është shëruar plotësisht dhe do tu kthehet obligimeve të saj.

“Pas vetizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19. Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkëngjitet brengës time duke më dërguar mesazhe të shumta, ju falënderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërë më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohëse”, shkruan Reshitaj.

Ajo tha se do t’i kthehet jetës normale dhe obligimeve të saj, teksa theksoi se do të vazhdojë të respektojë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së. Paçi vetëm gëzime në familjet Tuaja dhe uroj që këtë situatë të vështirë ta kalojmë sa me më pak pasoja. Së bashku duke mbrojtur vetën dhe njëri tjetrin ne mund t’ia dalim edhe kësaj sfide të vështirë nëpër të cilën po kalojmë”, shkruan Reshitaj.