×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Shala: Minierat në Kishnicë dhe Artanë më shumë se 7 ditë pa energji elektrike, miliona euro të bllokuara nga përmbaruesi

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një pas njëshme me pagat tani minatorët po përballen edhe me shpëkutje të energjisë elektrike për shkak të mos pagesës

    Tash e më shumë se 7 ditë Kompleksi i Minierave në Kishinicë dhe Artanë kanë mbetur pa energji elektrike

    Kështu ka deklaruar, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në Podcast me Shkelzen Dakaj.

    Deputeti i cili për katër vite drejtoi “Trepçën ”ka alarmuar për gjendjen në këtë ndërmarrje duke thënë se janë miliona euro që kanë mbetur të bllokuara nga përmbaruesi, arsyeja pse minatorët janë përballur disa herë me vonesa të pagave, shkruan Gazeta Infokus.

    “Sot kur ne po e bëjmë këtë intervistë, sot në Kompleksin e Minierave në Kishnicë dhe Artanë tash e shtatë ditë janë pa energji elektrike sepse është shkëput për shkak të mospagesës. Sot 7 ditë kompleksi i Kishincës është pa energji. Sot kur po flasim në Trepçë përmbaruesit janë duke pritur ti bllokojnë të gjitha kontot e Trepçës janë miliona euro që presin me përmbarues të ekzekutohen dhe e kanë problem liferimin e pagave për minatorët”, ka thënë deputeti.

    Problemet në Trepçë kanë qenë të vazhdueshme. Kjo ani pse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të vinte në pushtet ishte zotuar se do të siguronte një model të ri të qeverisjes së resurseve minerare, duke premtuar kështu ringritjen dhe avancimin e tyre.

    Ai kishte premtuar edhe futjen e teknologjisë së re, për të zhvilluar metalurgjinë, por le që një gjë e tillë nuk ndodhi mirëpo siç duket tani problem është bërë edhe furnizimi me energji elektrike.

    Minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, po vazhdojnë të hasin në sfida të njëjta, duke pasur vonesa me marrjen e pagave me kohë e me kushte të vështira e shumë sfiduese të punës.

    Disa herë minatorët kanë hyrë në grevë për shkak të vonesave me pagat. Në muajin qershor, greva e minatorëve zgjati më shumë se një javë.

    Në atë kohë njëri nga grevistët kishte deklaruar për Infokus se i duhet të lë punën në minierë pasi kishte dy muaj që nuk kishte marrë pagë dhe se nuk kishte çfarë tu dërgonte fëmijëve në shtëpi.

    “Po ia dalim për faqe të zezë, qysh me ia dal kur nuk kom çka me iu qu fëmijëve te shpija”, kishte thënë ai ndër të tjera.

    Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur edhe ishte përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

    Me rreth 20.000 punëtorë, kjo ndërrmarrje është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

    Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. E...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se asnjë nga vendimet e deritanishme të...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në  në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka hedhur...
    Vip22 Janar 2025
    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5...
    Sport22 Janar 2025
    Milot Rashica i ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Athletic Bilbaos në Europa League. Kosovari fillimisht kaloi vendësit...
    Vip22 Janar 2025
    Bay T i ka rikujtuar Vullnetit disa nga momentet komike që krijoi ai në shtëpi duke imituar Xhenetën. Ajo, mes tjerash, e...
    Vip22 Janar 2025
    Finalistët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Driloni kanë bërë një debat bashkë mbi eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në...
    Vip22 Janar 2025
    Banorët janë duke shijuar në maksimum ditët finale në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. Kureshtje është zgjuar mes dy prej...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.