×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Alarmon infektologu: S’po respektohen masat në Kosovë, pasojat do të jenë të mëdha

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Lehtësimi i masave të lëvizjes së qytetarëve, bëri që numri i rasteve me COVID-19 të rritet.

    Në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 43 pacientë të infektuar, ku 22 janë me oksigjeno-terapi, 20 të tjerë në gjendje stabile dhe një pacient është nën kujdesin intensiv.

    Këto të dhëna i ka bërë të ditura për Front Online, infektolgu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti.

    “Sot, në Klinikë i kemi të shtrirë aktualisht 43 pacientë me COVID pozitiv, prej tyre 22 janë në gjendje të rëndë me oksigjeno-terapi për shkak të problemeve pulmunare dhe infiltrimeve me pulmunari evidente, një është nën kujdesin intensiv dhe në gjendje  shumë  të rëndë.  Edhe përkundër përpjekjeve tona që ta përmirësojmë shëndetin e këtij pacientit gjendja vazhdon me qenë e rëndë dhe kritike”, tha ai për Front Online.

    Klinika Infektive po pret rezultatet e 13 pacientëve për Covid-19

    Sipas tij, 13 pacientë janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    “20 pacientë të tjerë kanë manifestime klinike mesatarisht të rënda dhe janë me gjendje stabile. 13 pacientë të cilët janë në pritje dhe kanë manifestime kronike mjaftë të rënda dhe mund të rezultojnë edhe këta me Covid pozitiv, ne jemi duke pritur rezultatet e analizave laboratorike”, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti tha se në mesin e të infektuarve të cilët po trajtohen në Klinikë nuk ka gra shtatzëna dhe fëmijë.

    “Jo aktualisht, ne kemi pasur më herët, por tash sot nuk kemi gra shtatzëna dhe nuk kemi fëmijë nën moshën 10 apo 15 vjeçare, por dua të them edhe diçka moshat e reja janë më të privilegjuara në raport me COVID-19, jo që ajo nuk i prek, por sëmundjen e kalojnë më lehtë”, tha infektologu Ahmeti për Front Online.

    Ai tha se për dallim nga rastet e para, personat të cilët tani po trajtohen me Covid-19, kanë temperaturë më të lartë e cila shkon deri në 40 gradë.

    Infektologu Ahmeti: S’po respektohen masat, pasojat mund të jenë të mëdha

    “Ditëve të fundit kemi një ndryshim në manifestimet klinike të sëmundjes në raport me rastet e para. Ne tani këto ditë për nga numri i rasteve të shtrirë në klinikë jemi përafërt me mesin e ditëve të epidemisë. Por, po themi si karakteristikë e këtyre të sëmurëve është se pacientët kanë temperatura të larta dhe të zgjatur 38.39 deri në 40 gradë  celsius,  dukuri që në rastet e para nuk e kemi vërejtur. Ata kanë pasur temperatura të lehta dhe të shkurta tani kanë temperatura të larta kontinuale, kanë kollë ngacmues të thatë”, ka bërë të ditur Ahmeti për Front Online.

    Sipas infektologut Ahmeti, qytetarët nuk janë duke i respektuar masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

    “Me llogaritë si përqindje as 1 apo 2 për qind  e njerëzve nuk mbajnë maska qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura, sidomos në ambiente të mbyllura kjo është domosdoshmëri me këtë ne do ta kalojmë edhe këtë fazë, por është me rendësi me kaluar me humbje sa më të paktë, por nëse vazhdohet kështu pa përkujdesje atëherë ekziston mundësia dhe rrezikshmëri që të kemi humbje më të mëdha”, tha infektologu Ahmeti.

    Ai apeloi te qytetarët që të mbrohen në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin me përhapjen e pandemisë, pasi që siç tha ai, masat mbrojtëse tani janë më të lehta.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca e orëve të vona për sonte, duhet të përfundohet me patjetër me votim të pesë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot në seancën e Kuvedit të Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.