×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Alarme ajrore në pothuajse të gjithë Ukrainën: “Rusët po dërgojnë gjithçka që kanë në Donetsk”

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy njoftoi mbrëmë vonë se sirenat e sulmit ajror kishin rënë pothuajse në të gjithë vendin.

    Ai tha se alarmet u ranë pas një periudhe të gjatë qetësie relative, kjo është arsyeja pse njerëzit kërkojnë një shpjegim. “Ne nuk duhet të kërkojmë logjikë në veprimet e terroristëve”, tha Zelenskiy.

    “Ushtria ruse nuk pushon dhe nuk bën pushime. Ajo ka vetëm një detyrë – të vrasë njerëz dhe të frikësojë njerëzit”, tha presidenti ukrainas.

    Guvernatori: Rusët po dërgojnë gjithçka në Donetsk, po zhvillohen luftime të rënda

    Pas pushtimit të Luhanskut, forcat ruse po lëvizin drejt Donetskut, rajoni lindor i Ukrainës. Kjo është arsyeja pse ka beteja të rënda, tha guvernatori i Luhanskut, Serhij Hajdaj.

    Hajdaj thotë se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në betejat për Severodonetsk dhe Lisichansk, qytete kyçe në rajonin e Luhansk, por tani po i përqendrojnë të gjitha sulmet e tyre në drejtim të Donetskut.

    “Në kufijtë e Luhanskut po zhvillohen luftime të ashpra. Të gjitha forcat e ushtrisë ruse dhe rezervistët janë dërguar atje. Ata po pësojnë humbje të mëdha”, tha Hajdaj për televizionin ukrainas.

    “Ata dërguan sasi të mëdha pajisjesh drejt Donetskut. Pas Luhanskut, Donetsk është në krye të listës së tyre prioritare,” tha Hajdaj./FrontOnline/

     

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.