×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante/ Komunat në krizë ekonomike dhe me mungesë të stafit mjekësor për ballafaqim me COVID-19

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Përballja me pandeminë Covid-19 ka ndikuar negativisht në shumë sektorë. E komunat janë ato që po ballafaqohen drejtpërsëdrejti me problemet që hasin qytetarët.

    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Front Online është shprehur se pandemia ka ndikuar në situatën ekonomike nëpër komuna ku ajo më nuk është siç ka qenë.

    “Po, situata ekonomike lokale nëpër komuna nuk është ashtu siç ka qenë. COVID 19 ka pasur një impakt shumë negativ sa i përket zhvillimit ekonomik lokal. Kryetarët e komunave me ekipet e tyre tani si prioritet e kanë luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19 dhe janë në kontakte të ditë përditshme me qytetarët e tyre duke i ndihmuar që sa më lehtë të tejkalohet kjo pandemi”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.

    Komunat gjatë gjithë kësaj periudhe kanë pasur kërkesa të shumta drejtuar nivelit qendrorë.

    Në një hulumtim të zhvilluar nga Asociacioni kanë dalë si kërkesa kryesore: mbështetja financiare për përballim me Covid dhe rritja e stafit mjekësor e të tjera.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës ka realizuar një hulumtim sa i përket impaktit të COVID 19 në nivel lokal. Ndër gjashtë kërkesat e para përfshihet: mbështetja financiare e komunave për ballafaqim me COVID-19, rritja e numrit të stafit mjekësorë, krijimi i pakos ekonomike për komunitetin e biznesit, zhvillimi i studimit të fizibilitetit për të vlerësuar nivelin e dëmeve ekonomike në komuna, ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik për shkurtimin e afateve dhe thjeshtësimin e procedurave të prokurimit publik dhe vlerësimi i dëmeve ekonomike në komuna”, është shprehur Ibrahimi për Front Online.

    Ibrahimi: Nëpër komuna ka mungesa të stafit adekuat për të prekurit me Coronavirus

    Një shqetësim tjetër nëpër komuna mbetet stafi shëndetësorë i cili ka mungesa të shumta, e sidomos të stafit adekuat për trajtim të rasteve me Coronavirus, problem ky i shfaqur qysh nga fillimi i rasteve të para.

    “Po, ka mungesë të stafit adekuat shëndetësorë nëpër komuna. Duke marrë parasysh që stafi shëndetësorë i komunave është duke i mbuluar me shërbime edhe pikat kufitare, duke marrë parasysh që një përqindje e theksuar e stafit shëndetësor komunal është infektuar me COVID- 19 edhe duke marrë parasysh edhe shtimin e kërkesave të qytetarëve për vizita nëpër QKMF dhe QMF, ka mungesë të theksuar të stafit mjekësorë adekuat. Kjo ka dalë edhe kërkesë e komunave në analizën e bërë të Asociacionit”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.

    Ibrahimi: Pandemia ka bërë që komunat të mos ofrojnë shërbime efikase

    “Në disa komuna ka pasur raste edhe që zyrtarët komunal janë infektuar me virusin Covid-19 dhe kjo ka ndikuar që stafi të reduktohet dhe të punohet me vetëm staf esencial, po ashtu edhe për shkak të zbatimit të vendimeve të Qeverisë”, thotë për Front Online Sazan Ibrahimi.

    Ai thotë se për shkak të përhapjes se COVID 19, edhe komunat e Republikës së Kosovës janë duke punuar me staf esencial.

    “Kështu që domosdoshmërish kjo ka bërë që edhe shërbimet ndaj qytetarëve të mos jenë efikase ashtu siç kanë qenë më herët. Mirëpo administrata komunale është duke e bërë të pamundurën që edhe nëpër këto kushte të japin maksimumin në mënyrë që qytetarët të mos mbesim pa marrjen e shërbimeve komunale”, ka thënë Ibrahimi .

    Komunat do të kenë rënie të të hyrave vetanake, projektet kapitale do të shtyhen

    Pandemia do të ndikoj që edhe projektet kapitale të shtyhen për vitin e ardhëm dhe po ashtu në rënien e të hyrave vetanake.

    Sipas Ibrahimit, pandemia ka ndikuar që buxhetet komunale të orientohen në luftën kundër përhapjes së Covid-19.

    “Po, komunat i kanë rishqyrtuar buxhetet komunale ku përsëri prioritet ka mbetur lufta ndaj përhapjes së COVID 19. Gjithashtu, komunat, për shkak të situatës me pandemi nuk do kenë mundësi që të inkasojnë të hyrat vetjake, ashtu siç kanë qenë të planifikuara. Kjo do të jetë një arsye por edhe për shkak të situatës, komunat nuk do të mund të implementojnë të gjitha projektet e parapara kapitale për këtë vit por që këto projekte mund të realizohen në vitin e ardhshëm”, ka thënë Ibrahimi për Front Online.

     

     

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është...
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato nuk...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.