[wp-story]

Lajme

Alarmante: Gjendja me ujë të pijshëm është shqetësuese

Alarmante: Gjendja me ujë të pijshëm është shqetësuese
08:12 | 16 Gusht 2019

Masa të rrepta ndëshkuese janë paralajmëruar për keqpërdoruesit e ujit të liqenit të Badocit dhe Batllavës, sipas kompanisë rajonale “Prishtina” gjendje e tillë në liqenet Badoc e Batllave nuk është parë 5 vitet e fundit, apelon tek qytetarët kundër ujitjes dhe larjes së rrugëve, transmeton Gazeta Metro.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se në Badoc niveli i ujit ka rënë nën 6.7 metra nga kuota maksimale. Ndërsa në Batllavë, niveli ka rënë në minus 5.6 metra, raporton KTV.

Zyrtarë të kësaj kompanie e kanë vlerësuar gjendjen si shqetësuese, duke thënë se përveç mungesës së të reshurave, kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët.

Nga këto dy liqene furnizohet me ujë kryeqyteti dhe disa komuna të tjera. Nivel kaq i ulët i ujit në këto dy liqene, sipas Ujësjellësit, nuk është parë në rreth pesë vitet e fundit.

Kompania e ujësjellësit apelon te qytetarët që ta përdorin ujin për nevoja elementare dhe jo për ujitje apo larje rrugësh.

Xhafa ka shtuar se edhe pse ka rënë niveli i ujit nuk janë duke u aplikuar reduktime, përpos tek objektet shumëkatëshe, ku uji mbërrin me vështirësi. Sipas tij, këtyre konsumatorëve po u bëhet zgjidhje përmes cisternave

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera