×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e Trajkoviq, reagon AAK-ja: Gënjeshtër e kulluar

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    AAK-ja ka reaguar pasi Rada Trajkoviq ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë në terren, AAK e Haradinajt dhe Lista Srpska kanë bashkëpunuar për të zgjedhur deputetë që më pas do t’iu bëhet presion për ta zgjedhur presidentin. Këtë e quan ajo kurdisje të votave.

    Në një postim të AAK’së në Facebook thuhet se nuk është e vërtet ajo se çka ka deklaruar Trajkoviq.

    Madje AAK’ja ka theksuar se kjo parti nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Postimi i plotë i AAK në Facebook:

    Aleanca nuk do të mbajë qëndrim bllokues në procesin e konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Deklaratat e znj. Trajkoviq se gjoja AAK paska ndikuar në zgjedhjen e deputetëve minoritarë me qëllim të “kurdisjes” së zgjedhjes së Presidentit, janë gënjeshtër e kulluar, por edhe cinike e qesharake.
    Nuk është hera e parë që zonja në fjalë dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes me deklarata pompoze, por kjo është shumë e tepërt. Problemet që komuniteti i saj i ka brenda llojit, nuk duhet t’i adresojë dhe të hedh fajësinë tek të tjerët, e më së paku te një organizatë e dëshmuar për transparencë e konsistencë në tërë historinë e saj politike.

    Që nga nominimi i kryetarit Ramush Haradinaj si kandidat për President të Republikës, secili veprim i AAK-së në realizimin e këtij qëllimi, që ne e konsiderojmë të nevojshëm për Kosovën, ekuilibrin e pushtetit dhe ruajtjen e demokracisë, ka qenë plotësisht transparent dhe i njohur për qytetarët!

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.