Bota/Rajoni

Aktori i famshëm shpallet fajtor për sulm seksual

Aktori i famshëm shpallet fajtor për sulm seksual
09:51 | 22 Qershor 2022

Një gjykatë në shtetin amerikan të Kalifornisë, në një padi civile, vendosi që aktori Bill Cosby sulmoi seksualisht Judy Hutt, tani 64 vjeçe, në vilën Payboy në Los Anxhelos në vitin 1975 kur ajo ishte adoleshente, dhe urdhëroi komedianin t’i paguante asaj $ 500,000 dëmshpërblim për dhimbje emocionale për shkak të incidentit.

Vendimi u dha pothuajse një vit pasi aktori u lirua nga burgu, kur Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hodhi poshtë dënimin e tij për sulm seksual në një çështje tjetër penale.

Judy Hutt dëshmoi se Cosby (84) e ftoi atë dhe një mik në vilë kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte 37 vjeç dhe e detyroi atë të bënte seks, raporton Reuters./FrontOnline/

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera

Të tjera