×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aktiviteti ekonomik i Turqisë arrin nivelin më të lartë në nëntë vjetët e fundit

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Aktiviteti ekonomik i Turqisë arrin nivelin më të lartë në nëntë vjetët e fundit

    Aktiviteti ekonomik i Turqisë gjatë korrikut u ngrit në nivelin më të lartë në nëntë vjet pasi shteti i lehtësoi masat për luftimin e koronavirusit.

    PMI-ja u rrit nga 53.9 sa ishte në qershor në 56.9 në korrik, duke shënuar nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2011, sipas të dhënave të Odës së Stambollit për Industri dhe “IHS Markit”, shkruan “Reuters”.

    Rihapja e gjerë e ekonomisë nga qershori dhe rikthimi i biznesit për klientët e solli rritjen e dytë mujore të porosive për prodhuesit turq. Ritmi i shtimit të porosive ishte më i shpejti që nga fillimi i këtij lloji të hulumtimit në qershor të vitit 2005.

    Gjatë kësaj periudhe u rritën edhe porositë për eksport, ndonëse në shkallë më të ulët se aktiviteti i përgjithshëm biznesor.

    Të dhënat më të reja të PMI-së dhanë shenjë se sektori është duke u forcuar pasi pandemia shkaktoi rënie të ndjeshme në mars. Korriku shënoi rritje në shtim të prodhimit dhe porosive të reja.

    Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, prodhuesit u përballën me presion ndaj kapaciteteve dhe morën punëtorë shtesë.

    PMI-ja e Odës së Stambollit për Industri është një tregues për performancës e sektorit të prodhimit. Kjo shifër përcaktohet në bazë të porosive të reja, sasisë së prodhimit, shkallës së punëtorëve të angazhuar, kohës së shpërndarjes te furnizuesit dhe rezervat e blera. Secila shifër mbi 50.0 tregoj përmirësim të përgjithshëm të sektorit.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Lajme27 Mars 2024
    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur qëndrimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të bëhet pa...
    Lajme27 Mars 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka deklaruar se janë në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në...
    Lajme27 Mars 2024
    Për të enjten parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, me...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.