×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Policia në Tallahassee të SHBA-ve është duke hetuar vdekjen e aktivistes së lëvizjes “Black Live Matter”, trupi i pajetë i të cilës është gjetur disa ditë pasi ishte shpallur e zhdukur.

    Siç raporton CNN, Oluwatoyin “Toyin” Salau dhe Victoria Sims, 75-vjeçe, janë gjetur dje të vdekura. Autoritet nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë rast, por dihet se policia është duke hetuar vdekjen e dyshes dhe se është arrestuar një person i dyshuar, transmeton Telegrafi.

    Për Salau askush nuk dinte asgjë që nga 6 qershori. Po atë ditë ajo kishte bërë një sërë postimesh në Twitter, me të cilët pretendonte se si më herët gjatë asaj dite ishte keqtrajtuar seksualisht.

    E pas kësaj ishte zhdukur pa asnjë gjurmë deri sa dje arritën të gjejnë trupin e saj të pajetë. Në anën tjetër, policia ka arrestuar personin e dyshuar që është identifikuar si Arron Glee, 49-vjeç.

    Salau kishte shkruar në Twitter se po atë mëngjes ishte keqtrajtuar nga një mashkull në Park Avenue. Ajo gjithashtu kishte shkruar se si ky burrë i kishte ofruar transport falas deri në kishë.

    Pas këtij incidenti ajo i kishte telefonuar policisë, duke mos u treguar se për të cilën kishë bëhej fjalë. E disa persona ishin shprehur të gatshëm për t’i ofruar ndihmë, duke i shkruar në Twitter.

    Megjithatë ende nuk dihet nëse i arrestuari Aaron Glee, është personi që e kishte keqtrajtuar Salau. Kujtojmë që Salau ishte aktiviste e “Black Lives Matter” dhe vazhdimisht fliste për protestat e organizuara në Tallahassee.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kryeministrja e re e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka deklaruar se Ukraina synon të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara tw Amerikws...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Departamenti Amerikan  i Shtetit ka dhënë një udhëzim të ri për të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në botë, duke u kërkuar që...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11°C, ndërsa ato...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një mbrëmje e veçantë muzikore u zhvillua në Katedralen Shën Lucia në Durrës, ku artisti gjerman Felix Kleiser performoi me instrumentin e...
    Lifestyle18 Korrik 2025
    Një studim i ri, i botuar në revistën PLOS One, ka zbuluar se ekspozimi i fetusit ndaj dy përbërësve kryesorë të lëngjeve...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kryeministrja e re e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka deklaruar se Ukraina synon të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara tw Amerikws...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Departamenti Amerikan  i Shtetit ka dhënë një udhëzim të ri për të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në botë, duke u kërkuar që...
    Lajme18 Korrik 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.