×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktgjykimi dënues për vjedhjen e 2.1 milionë eurove, reagon Bajrami

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Në kohën sa ishte ministre e Financave, ndodhi skandali i vjedhjes së rreth  2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Sot kur gjykata e shkallës së parë i dënoi me burgim Labinot Grudën e Kadri Shalën për vjedhjen e parave të shtetit, ish-ministrja Hykmete Bajrami deklaron se “hajnat e kanë vendin në burg”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

    Në një prononcim për express, ish-ministrja Hykmete Bajrami, tani deputete e LDK-së në Kuvend, tha se dënimi i sotëm tregon se rastet e vjedhjeve nuk ngelen pa u ndëshkuar.

    Ajo ka kërkuar që mjetet e shtetit të kthehen sa më parë në buxhetin e shtetit.

    “E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkëpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar. Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkërendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kthehen sa më parë në buxhetin e shtetit. Hajant e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale”, tha Bajrami.

    Gjykata ka njoftuar se i akuzuari Labinot Gruda, “është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 8.500 ( tetë mijë e pesëqind ) euro për veprat penale të cekura si më lartë, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose ne shërbimin publik për periudhën 6 vjeçare, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë, koha e kaluar në vuajtje të dënimit nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues”.

    Ndërsa, i akuzuari Kadri Shala “është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 33.000( tridhjetë e tre mijë euro) për veprat penale të cekura si më lartë,  të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”./Front Online

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.