[wp-story]

Kronika

Aktakuzë ndaj personit që ka poseduar 48 kilogramë Marihuanë

Aktakuzë ndaj personit që ka poseduar 48 kilogramë Marihuanë
15:31 | 06 Shtator 2019

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.B, nga Republika e Shqipërisë, për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragraf 2 të KPRK-së, raporton Front Online

Me datën 19.06.2019, në pikë kalimin kufitar “ Qafë Morinë”, gjatë kontrollës nga ana e policisë , në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri N.B., janë gjetur shtatë (7) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë prej 48 kilogram e 650 gramë, të cilën i pandehuri e kishte marrë nga qyteti i Bajram Currit  me qëllim trafikimi në qytetin e Gjakovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri N.M., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. / Front Online /

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera