×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë kundër nëntë doganierëve, dyshohet se i shkaktuan miliona euro dëm buxhetit të Kosovës

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

    Kundër të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “kontrabandimi i mallrave”, “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “tregtia e ndaluar.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar – si zyrtar doganor, gjashtëdhjetekatër (64) herë ua sigurojnë të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., kalim të automjeteve të ngarkuar me duhan të grirë-refuz – në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, Filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e taksës së akcizës, taksës së doganës dhe TVSH-së së papaguar – rreth tre (3) milion euro.

    Ndërsa, të pandehurit V.S., V.S., M.A. dhe L.R. akuzohen se në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur duhan të grirë – refuz në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprat penale kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth tre (3) milion euro”, njofton prokuroria.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës, që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...
    Kronika25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person për 48 orë për shkak të dyshimin të veprës penale “sulmi seksual”. Sipas njoftimit...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.