×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur 29 aktakuza, raporton FrontOnline.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë këto aktakuza janë ngritur për veprat penale si : “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

    Tutje, në aktakuzën që i është propozuar Gjykatës, thuhet se pas  administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

     

    Njoftimi I plotë:

    Prishtinë, 27 tetor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentit Special, kundër 29 të pandehurve për veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

    Të akuzuarit e Prokurorisë Speciale janë: S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K.

    Të pandehurit e lartcekur duke vepruar qoftë veç e veç apo në bashkëkryerje ashtu siç është përshkruar në pikat e dispozitivit të aktakuzës, nga data e pa caktuar në vazhdimësi deri më 15.12.2017, duke vepruar me dashje dhe dijeni, në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit, gjithnjë me qëllim që vetit ti sjellin përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore, organizuan lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit nga ana inspektoreve të ATK-së, dhe pjesëtareve të PK-së/DHKO, në bizneset e të pandehurve, janë gjetur dhe konfiskuar automate për të cilat të pandehurit nuk kanë pasur licencë nga organi kompetent apo kanë vepruar në kundërshtim me licencën e dhënë, apo nuk kanë pasur leje nga komuna përkatëse për ushtrimin e asaj veprimtarie.

    Po ashtu, nga provat në dispozicion në këtë çështje, rezulton se tani të pandehurit e lartcekur që një periudhë të gjatë kohore janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të fituara me anë të veprave penale të lartcekura, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, kanë realizuar aktivitetin e tyre kriminal përmes ushtrimit në mënyrë të kundërligjshëm të aktivitetit biznesor të kazinove gjegjësisht lojërave të fatit, e më pas duke realizuar transaksione të ndryshme financiare nga mjetet e siguruara nga ai aktivitet i tyre kriminal, më saktë nga vepra e ndërlidhur penale e cila vepër penale, të pandehurve ju ka gjeneruar të ardhura në shuma të larta milionëshe për rrjedhojë kështu duke u përmbushur në tërësi elementet e veprës penale të Shpëlarjes e Parasë (sipas specifikohet në ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit e terrorizmit), duke përfshirë: Vendosjen, Shtresëzimin dhe Integrimin përmes futjes dhe ri-futjes së mjeteve të paligjshme në ekonomin e vendit si të ardhura të ligjshme, siç specifikohet nenin 308 të KPRK-së dhe nenin 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

    Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”. Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Kronika25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.