[wp-story]

Front TV

Aktakuzat e para, Specialja po pret lidershipin kosovarë që ta formojnë Qeverinë (Video)

Aktakuzat e para, Specialja po pret lidershipin kosovarë që ta formojnë Qeverinë (Video)
16:11 | 17 Janar 2020

Në muajin nëntor dhe dhjetor të 2019-tes ishin paralajmëruar aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Por, me gjasë Gjykata Speciale po pret lidershipin e Kosovës që ta formojë Qeverinë, raporton Front Online.

Këtë po e thotë Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

“Dje, Gjykata Speciale ka ftuar edhe tre persona. Brenda këtij muaji janë ftuar 7 persona që i dijmë me emër dhe mbiemër. Nve na ka befasuar pse pikërisht në muajin janar kur është përvjetori i 21 i Reçakut, pikërisht në ditën e 15 janarit që e kemi pasur një ditë të dhimbshme për qytetarët, Gjykata dërgon ftesa për të ftuar në Gjykatë shokët tanë veteranë. Numri i tyre ka shkuar mbi 258, me këta tre të fundit. Dy janë të zonës operative të Drenicës dhe një i Pashtrikut. Dy janë dëshmitarë dhe një i dyshuar. Ne me këtë Gjykatë nuk jemi pasjtuar që nga fillimi, nuk e dimë deri kur do të shkon numri i tyre apo deri kur do të ndalet. Gjykata është duke bërë ftesa për ditë”, tha ai për Front Online.

Ai në një intervistë për Front Online, tha se deri më tani ftesa për në Hagë kanë marrë 258 persona.

“Është reale ajo që po thua se është thënë se do të ngritën aktakuzat në muajin nëntor dhe dhjetor. Arsyet pse janë shtyer nuk e dimë dhe kur do të ngriten aktakuzat e para. Ne e dimë vet fakti që ka hapur një konkurs Gjyakat Ndërkombëtare e Hagës, që t’i pranojë në punë 33 veta , po tregon që shumë shpejt pritet me siguri aktakuzat e para. Vet puna intenzive e saj që është duke u bërë me punën atje dhe me ftesa, por nuk besoj që tani do të ngriten për arsye se është Qeveria është e paformuar në Kosovë, kjo është arsyeja. Kështu po mendoj unë, që nuk besoj që do të ngriten tani pa u formuar Qeveria e vendit”, tha ai.

Gucati nuk e përjashton mundësinë që ftesë nga kjo Gjykatë të marr edhe Presidenti vendit, Hashim Thaçi.

“Unë e kam thënë edhe më herët edhe në medie dhe portale, prej Gjykatës Speciale pritet gjithçka. Nuk është i paprekshëm edhe Hashim Thaçi. Ndoshta kurrë nuk do ta ftojnë, por me siguri tek se është thirrur edhe Komandati i Përgjithshëm, Sylejman Selimi, Azem Syla, është thirrë Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, me siguri që edhe Hashim Thaçi do ta thërrasin, ne nuk e dimë, por gjithmonë duke u bazuar në këto fakte edhe thirre me siguri do të ndodhë”. /Front Online/

 

 

 

 

 

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera