×
  • Lajme
  • Lajme

    “Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalit e ujit në Veri

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur sulm terrorist e sabotazh dhe tha se këtë e dënon në termat më të ashpër.

    “Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.

    Në një komunikatë në faqen zyrtare, BE-ja tha se u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in.

    BE gjithashtu ka thënë se misioni tyre për sundimin e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se mesazhe solidariteti i ka përcjellë kryeministrit Albin Kurti sot pasdite.

    “Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”.

    Blloku europian tha se autorët duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës.

    “Veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët të sillen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në Gjilan, më 11 korrik të këtij viti. Viktima ka njoftuar policinë të premten lidhur...
    Lajme19 Korrik 2025
    Një vajzë e mitur raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka paraqitur nëna...
    Lajme19 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur dje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të Igor Popoviqit nga autoritetet...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një...
    Sport18 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll për meshkuj është eliminuar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B, pasi është mposhtur nga Zvicra me rezultat...
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.