×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni “Subvensioni 2021”, Policia tregon në detaje se çka u gjet në zyrat dhe shtëpitë e të arrestuarve

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    12 zyrtarë të shtetit janë arrestuar dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit, pas një aksioni që ka realizuar Policia e Kosovës në tri lokacione.

    Përveç arrestimeve, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe para, vetura, telefona, kompjuterë dhe armë.

    Se çka është gjetur saktësisht gjatë bastisjeve në zyrat dhe vendbanimet e personave që janë arrestuar, ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë.

    “Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.