Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro.
Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke thënë se sipas informacioneve jozyrtare, një person është arrestuar.
Ai gjithashtu është shprehur se është djegur një sasi e madhe e substancës narkotike.
Ndërkaq, aksioni është duke vazhduar akoma, gjë të cilën e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.